Sot kam kënaqësinë të prezantoj edhe një emër të njohur në diskursin publik e politik të vendit Mrika Krasniqi Shala, e cila i bashkohet listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale në Gjilan.
Mrika është një profil i veçantë që sjell me vete përvojë politike, integritet personal dhe përkushtim të palëkundur ndaj vlerave familjare, edukimit dhe trashëgimisë kulturore.
Ajo ka qenë pjesë e garës parlamentare si kandidate për deputete nga Lista për Familjen dhe tash po i bashkohet një platforme më të gjerë qytetare e zhvillimore, duke zgjedhur të japë kontributin e saj në skenën lokale aty ku vendimet prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve.
Zëri i saj i qartë për çështje të identitetit, përfaqësimit të gruas dhe ruajtjes së vlerave themelore shoqërore, është pikërisht ajo që i nevojitet Kuvendit Komunal të Gjilanit. Prania e saj në listën tonë është vlerë e shtuar për PDK-në, por mbi të gjitha për qytetarët e Gjilanit që kërkojnë përfaqësim me guxim, bindje dhe qëndrueshmëri morale.
Me Mrikën në ekip, po ndërtojmë një përfaqësim gjithëpërfshirës që bashkon profesionalizmin, vlerat dhe përkushtimin qytetar.
E mirëpresim në familjen politike të PDK-së dhe i urojmë mirëseardhje në një projekt që synon më shumë drejtësi, më shumë zhvillim dhe më shumë zë për të gjithë.
Zëri i saj do të jetë zëri i vlerave që e bëjnë Gjilanin më të fortë.