Lagje me influencë. Lagje që kanë qenë vendimtare për shumë palë zgjedhje. Lagje nga të cilat janë dhënë shumë vota dhe si kundërshpërblim janë marrë vetëm premtime.
Kësaj radhe është më ndryshe. Këto lagje tanimë kanë kandidaten e tyre për asamblenë komunale nga subjekti politik Partia e Drejtësisë, që do të jetë zëri i këtyre lagjeve brenda institucioneve komunale.
Mrika Krasniqi Shala i adresohet me një thirrje publike banorëve të zonës së Reshat Ymeri, Aleks Buda dhe lagjes Musa Zajmi.
Ajo kërkon mbështetjen e tyre. Kërkon të jetë brenda asamblesë komunale, dhe të nisë një epokë e re e zhvillimit të këtyre lagjeve. Të ketë respekt dhe dinjitet kur flitet për këtë pjesë të qytetit.
Në “lagjen e romëve” përskaj rrugëve Avdullah Presheva, Elez Agushi, Evlia Çelebia, gërmadhat janë shndërruar në deponi mbeturinash, që patjetër kërkojnë adresimin e saj.
Këto lagje, por edhe më gjerë në këto zgjedhje përveç Mrika Krasniqi Shala nuk kanë asnjë kandidat tjetër për asamblenë komunale. Kjo është edhe një arsye më tepër që ajo të ketë mbështetjen tuaj.
Edhe Kryetari i PD-së, Msc.Skender Berisha, njëherit bartës i listës së këtij subjekti, i ka dhënë mbështetje kandidates për vizionin e saj për këtë garë, për idetë që ajo ka paraqitur, që këto lagje të ndjehen të sigurta, të ndriquara, të pastërta, të mirë mbajtura, të respektuar, të ndryshohet qasja ndaj tyre si institucione, të bëjë të pamundurën që edhe lumi stanishorka të marrë trajtimin e duhur.
Prandaj,
Voto #142 Partia e Drejtësisë
Voto nr. 6 Mrika Krasniqi Shala