Mrika Krasniqi Shala thekson se Koalicioni për Familjen ka analizuar me kujdes edhe një mundësi të mirë që fëmijët tanë do të duhej ta zbatonin, me të ventmin qëllim që të ngriten kapacitetet mësimore në rang vendi.
Sipas strategjisë sonë, mësimi tërë-ditor do të implementohet në tri ( 3) faza.
Faza e parë do të jetë për klasat 1-5; gjatë dy (2) viteve të para të qeverisë do të përgatisim objektet shkollore me hapësira të domosdoshme dhe do të strukturojmë klasat dhe kurrikulat; në vitin e tretë da ta pilotojmë në 1/3 e komunave të Kosovës ndërsa në vitin e katërtë do ta implementojmë në të paktën 50% të vendit.
Është me rëndësi të theksohet se sinergjia me sektorin e kulturës do të mundësoj që artistët nga sektori i muzikës, arteve vizuele dhe arteve performative të angazhohen në dhënjen e lëndëve që mungojnë dhe do të ishin pjesë e mësimit tërë-ditor.
Ky plan i hartuar nga ekspertët e Koalicionit për Familjen është edhe një tregues se Arsimi në Kosovë do të jetë një prioritet i këtij grupimi politik.
Kërkojmë mbështetje me votë nga ju qytetarë të nderuar.
Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala