Jo rastësisht Koalicioni “Për Familjen”, ka zgjedhur të organizohet dhe prezantojë një program të cilësuar si alternativat më të mira në këto zgjedhje, dhe e gjithë kjo si rezultat i sfidave të kohës që qytetarët e Republikës së Kosovës po përballen decenien e fundit dhe jo vetëm.
Organizimi shoqëror me në qendër familjen nuk ka si mos të jetë mundësia më e mirë për një zhvillim dhe emancipim të një qytetarie.
Qytetarëve tanë për çdo ditë në këtë fushatë u është prezentuar programi i ynë cili përmbushë nevojat e kohës.
Në radhë ishte edhe Gjilani, qytet që njihet për tradicionalen.
Para tyre u dha një mesazh shumë i qartë, se nuk kthehemi pas në kohë, dhe nuk na trembin me asgjë!
Do të qëndrojmë të palëkundur në kauzën tonë, në programin tonë që ka ofruar alternativa të zgjidhjeve të problemeve, por edhe mundësitë dhe kapacitetet e vendit tonë për tu zhvilluar dhe për tu bërë vend me perspektivë.
Ne kemi program, ne nuk jemi duarbosh para jush qytetarë të nderuar.
Ne jepni mundësinë për të ju përfaqësuar në Kuvend.
[ ] Votoni Koalicionin Për Familjen 129
□ Voto 27 Mrika Krasniqi Shala