Mrika Krasniqi Shala referuar në zhvillimet e fundit dhe dënimet që i bëhen këtij organizimi politik të quajtur “Për Familjen”, thekson se nuk ndalet drita e diellit me duar, duke aluduar në atë se; Koalicioni për Familjen nuk do të ndalet, por do të angazhohet që në kuadër të arsimit fillor dhe të mesëm të zhvillohen kurikula dhe të ligjërohen lëndë që do të edukonin të rinjtë në frymën patriotike; si dhe do të angazhohet për rikthimin e lëndës së mbrojtjes, kurikulën e së cilës Ministria do ta zhvillonte bashkërisht me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Njëkohësisht, kurrikula e lëndës se programimit do të zhvillohet brenda dy (2) viteve të para të qeverisjes dhe do të ligjërohet në shkollat fillore si lëndë zgjedhore dhe si lëndë obligative në shkollat e mesme.
Është e shkruar shumë qartë, dhe nuk do të ketë ndryshime në qëndrimet tona. Ne nuk jemi organizim politik që kërkojmë diçka të jashtëzakonshme prej qytetarëve, ne ofrojmë një projekt me të mirat e saj.
Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala