Mrika Krasniqi-Shala, Kandidate për Kuvendin Komunal së bashku me Kryetarin në ardhje z. Riad Rashiti dhe kandidatët tjerë të listës fituese nga PDK – Dega në Gjilan, vizituan sot një numër biznesesh në qytetin e Gjilanit.
Gjatë këtyre takimeve, u diskutua për sfidat dhe mundësitë e sektorit privat, si dhe për mbështetjen që programi i PDK-së do t’i ofrojë bizneseve lokale për zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Mrika Krasniqi Shala theksoi se bizneset janë shtylla kryesore e zhvillimit lokal, prandaj angazhohet fuqishëm që zëri i tyre të dëgjohet në Kuvendin Komunal dhe të krijohen kushte më të favorshme për rritje dhe inovacion.