Koalicioni ynë i cili do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve, duke bartë me vete vlerat të cilat po shpërfaqen për çdo ditë edhe nga kandidatët më të mirë që ka përzgjedhur për listën e saj, nuk ka lënë anash në programin e saj edhe planin për edukimin e rinisë përkitazi me vlerën e familjes.
Është me rëndësi të madhe që rinia shkollore të jetë e arsimuar dhe edukuar përkitazi me rëndësinë e dashurisë dhe respektit për prindër, gjyshërit e gjyshet, dhe në përgjithsi lidhjet e afërta familjare, si burim i reziliencës dhe mjedis stabilizues emocional dhe mbështetje e qëndrueshme për të rinjët brenda familjes, që janë në vështirësi.
Gjithashtu mbështetja për të moshuarit nuk mbetet pa u trajtuar në programin e Koaicionit tonë. Ofrimi i kujdesit të bazuar në komunitet për popullsinë e moshuar pa përkujdesje familjare, duke përfshirë programet specifike shëndetësore për ta, është specifikë që kërkon trajtim dhe adresim.
Prandaj ne jemi të duhurit, jemi alternativa që ofrojmë program të shkruar për të gjitha shtresa e popullsisë.
Na jepni mundësinë dhe së bashku do të ecim më tutje.
Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala