Unë, Mrika Krasniqi Shala, si kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit, nga Partia Demokratike e Kosovës në listën fitues, kam vullnetin dhe përkushtimin që të jap kontributin tim për zhvillimin e qytetit tonë.
● Do të punoj për përmirësimin e infrastrukturës në qytet dhe fshatra, që çdo familje të ketë rrugë të rregulluara, ujë të pastër dhe kushte më të mira jetese.
● Do të angazhohem për shëndetësi primare cilësore, me shërbime të shpejta dhe të afërta për qytetarët tanë.
● Do të jem zë i fuqishëm për bujqësinë dhe bizneset lokale, duke i mbështetur fermerët dhe sipërmarrësit që gjenerojnë vende pune dhe gjallërojnë ekonominë.
●Do të punoj që diaspora jonë të bëhet partner zhvillimor, duke kthyer remitancat në investime konkrete.
● Do të jem gjithmonë zë i gruas dhe familjes, sepse pa barazi dhe përfaqësim të drejtë nuk ka zhvillim të vërtetë.
Besimi juaj është forca ime.
Me numrin 6️⃣ në listën e PDK-së, së bashku ndërtojmë një Gjilan modern, funksional dhe të zhvilluar.