Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se do të angazhohet fuqishëm për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi Shala ka theksuar disa prioritetet e saj kryesore:
Përmirësimi i infrastrukturës në qytet dhe fshatra, me rrugë të rregulluara, ujë të pastër dhe kushte më të mira jetese;
Shëndetësi primare cilësore dhe shërbime të shpejta e të afërta për qytetarët;
Mbështetje e bujqësisë dhe bizneseve lokale, për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik;
Aktivizim i diasporës si partner zhvillimor, duke kthyer remitancat në investime konkrete;
Përfaqësim i drejtë dhe zë i fuqishëm për gruan dhe familjen.
“Besimi juaj është forca ime. Me numrin 6️⃣ në listën e PDK-së, së bashku ndërtojmë një Gjilan modern, funksional dhe të zhvilluar”, ka shkruar Krasniqi Shala.