Sipas Mrika Krasniqi Shala, qeverisja jonë do të rishikojë skemat pensionale për të krijuar një skemë të vetme, më të drejtë dhe më efikase.
Do të fokusojmë rishikimin e skemave për veteranët e luftës, duke ruajtur kufirin e shpenzimeve në 0.7% të GDP-së, me tendencën për ulje brenda mandatit qeverisës.
Ne besojmë se një sistem pensional i qëndrueshëm është thelbësor për sigurinë sociale të qytetarëve dhe do të përmirësojë standardin e jetesës në Kosovë.
· Përgatitja e legjislacionit sekondar për funksionimin e sistemit pensional.
· Përcaktimi i modelit të skemave pensionale.
· Ngritja e infrastrukturës për zbatimin e sistemit pensional.
Rezultatet:
· Përfshirja e të gjithë qytetarëve në sistemin pensional bazuar në përvojën e punës.
· Përcaktimi i kufirit maksimal të viteve të punës për pensionim të plotë në 40 vjetë përvojë pune për meshkuj dhe 35 për femra, ose 65 vjet moshe për meshkuj dhe 60 për femra.
· Përllogaritja progresive e pensionit bazuar në vitet e punës dhe në përpjesëtim me kufirin maksimal.
· Njohja si përvojë e punës e çdo viti prej vitit 1989 deri në shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me 2008, për të gjithë qytetarët.
Me ne, punëtorëve të arsimit, punëtorëve shëndetësorë, pensionistëve dhe shumë kategorive të tjera, do t’u kthehet dinjiteti.
Na mbështesni me votën tuaj, dhe ne do të japim maksimumin që ky program të gjejë zbatim.
Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala