Punëtorët e sektorit privat, posaçërisht ata të shërbimit teknik që mbajnë mbi supe funksionimin e përditshëm të institucioneve publike, meritojnë dinjitet dhe shpërblim të drejtë.
Nuk mund të lejojmë që ata që kujdesen për mirëmbajtjen, pastrimin, sigurinë dhe funksionimin teknik të objekteve publike të mbesin të nënvlerësuar.
Unë, Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit, zotohem se në momentin e parë që do të jem pjesë e Kuvendit, do të kërkoj dhe do të angazhohem fuqishëm që paga e tyre bruto të jetë së paku 450 euro.
Sepse puna e ndershme duhet të shpërblehet me pagë të denjë!
Sepse dinjiteti i punëtorit është dinjitet i qytetit tonë!
Me votën tuaj 191 – PDK dhe Nr 6 Mrika Krasniqi Shala fuqizoni zërin e punëtorëve!