Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
Koha po troket për ndryshim, për përgjegjësi, për punë të ndershme e përfaqësim dinjitoz. Unë, Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kam vendosur të jem zëri juaj në çdo vendimmarrje që prek jetën e qytetarëve tanë.
Fushata ime nuk është premtim për fjalë të mëdha, por për vlera të forta, punë të ndershme dhe përkushtim ndaj njerëzve të zakonshëm. E di se çka i mungon lagjeve tona, rinisë sonë, grave të angazhuara, familjeve që presin shpresë nga politika. E di sepse jam një prej jush — jam rritur dhe jetoj në këtë qytet që dua ta shoh të ecë përpara.
●Do të angazhohem për infrastrukturë moderne në çdo lagje dhe fshat.
●Do të kërkoj punësim të të rinjve përmes fondeve komunale dhe partneriteteve zhvillimore.
●Do të jem zë i grave dhe vajzave gjilanase, për barazi reale e përfaqësim të dinjitetshëm.
● Do të përkrah arsim cilësor dhe shëndetësi funksionale, sepse zhvillimi fillon me kujdes për njeriun.
Në këtë 12 tetor, ju ftoj ta forcojmë zërin e Gjilanit me votën tuaj për nr. 6 në listën e PDK-së – Mrika Krasniqi Shala.
Së bashku mund ta kthejmë besimin në institucione, mund ta bëjmë Gjilanin qytet të zhvillimit, transparencës dhe dinjitetit qytetar.
Voto për përfaqësim me vlerë.
Voto për ndryshim të vërtetë.
Voto Mrika Krasniqi Shala – nr. 6, PDK!
Voto 191 PDK Riad Rashiti për Kryetar Ma mirë për Gjilanin