Kryetari i PD-së dega në Gjilan, njëherit bartës i listës në këto zgjedhje lokale, ka premtuar se do të shtyjë përpara procedurat që rruga e cila gjindet pranë ShFMU “Thimi Mitko” të vazhdojë më tutje duke u bërë e shfrytëzueshme për të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, sidomos do t’i ndihmonte nxënësit për ardhje-vajtje më të lehtë, dhe prindërve për qasje më të lehtë në shkollë.
Kjo rrugë, cila është rrugë qorre, duhet të vazhdojë më tutje, të kryhen procedurat e shpronësimit, dhe rruga të lidhet me pjesën tjetër të qytetit, respektivisht me lagjen e njohur tashmë si Kamniku.
Kjo rrugë do t’a ndihmonte komunikacionin, do të ndihmonte hyrje daljet e nxënësve në këtë shkollë, si dhe do të evitohej tej mase rreziku i cili u kanoset për qdo nxënësve të kësaj shkolle. Gjithashtu, prindërit që për qdo ditë dërgojnë dhe marrin fëmijët e tyre në këtë shkollë, do t’u krijohej një hapsirë që të presin pranë shkollës me veturat e tyre.
Procedurat e ndjekjes së këtij projekti do t’i realizonte Komuna e Gjilanit, duke marrë për bazë idenë dhe qëllimin e mirë që ka ky propozim.
Prandaj Votoni kandidatët që punojnë dhe propozojnë në të mirë të qytetarëve.
Voto # 142 Partia e Drejtësisë