MSH ka apeluar që qytetarët të marrin masa parandaluese për të shmangur problemet shëndetësore që mund të shkaktohen nga ekspozimi i tepërt në diell dhe temperaturat ekstreme.
Rekomandimet e MSH janë si vijon:
- Qëndroni larg të nxehtit, sidomos gjatë orëve të pikut.
- Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit.
- Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00.
- Limitoni sasinë e kafeinës dhe alkoolit.
- Pini ujë rregullisht për të shmangur dehidratimin.
- Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura.
- Mbani shtëpinë sa më të freskët.
Nëse ndjeni marramendje, djersitje të tepërt, të vjella apo konfuzion, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
MSH u bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të kujdesen për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike gjatë kësaj periudhe të nxehtë.
“Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike,” thuhet në apelin zyrtar të ministrisë.