By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... MSh ka porositur 300 vaksina për mbrojtje nga kanceri në qafë të mitrës
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Shendetesi

MSh ka porositur 300 vaksina për mbrojtje nga kanceri në qafë të mitrës

Përditësimi i fundit: February 1, 2022 7:31 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë ka porositur 300 vaksina kundër papilloma virusit (HPV), vaksinë kjo që mbron nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha e cila mori pjesë në tryezën e organizuar nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua rreth përmbushjes së Objektivit 3 “Shëndeti i Mirë dhe Mirëqenia”, përkatësisht tema: Shëndeti i Mirë dhe Mirëqenia: Parandalimi i Kancerit të qafës së Mitrës.

- Advertisement -

Zëvendësminsitrja e Shëndetësisë, Gexha u shpreh se kjo ministri në kuadër të Strategjisë 2021-2025 i jep prioritet trajtimit të sëmundjeve ngjitëse përmes hartimit të Programit të Sëmundjeve Ngjitëse 2022-2032.

Ajo shtoi se tani janë në fazën e themelimit të Bordit Nacional për kontroll të kancerit, pasi bordi aktual është jo aktiv.

“Ministria e Shëndetësisë në kuadër të politikave të veta është në fazën e themelimit të Bordit Nacional për kontrollimin e kancerit për shkak se Bordit i ka skaduar afati dhe besoj që me funksionalizimin e Bordit të ri do t’i hapim rrugë edhe hartimit dhe zbatimit të programeve të ndryshme për kancer ndër të cilat, programi për kancer në qafë të mitrës do të jetë prioritet duke ditur që kanceri i qafës së mitrës me zbulimin e hershëm por edhe me vaksinim mund të parandalohet… Këtë vit është planifikuar që në kuadër të zgjerimit të programit të vaksinimit të përfshihet edhe vaksina kundër HPV-së kjo do të jepet në rastet me indikacionet epidemilogjike dhe për informacionin tuaj janë planifikuar dhe janë porositur 300 vaksina HPV për grup-moshat 12-26 vjeç, kjo është për vitin 2022, ndërsa në kuadër të planit të programit të zgjeruar të imunizimit 2023 janë paraparë të shtohen edhe tre vaksina të reja ndër to është edhe vaksina HPV”, tha ajo.

E futjen e vaksinës HPV në planin e vaksinimit e ka mirëpritur koordinatorja për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson e cila konsideron se kjo vaksinë do të duhet të bëhet obligative.

“Mendoj se i kemi të gjitha elementet në dispozicion për të marrë një vendim për ta futur këtë si një nga vaksinat e obligueshme, një nga vaksinat e përgjithshme në programin e vaksinimit në Kosovë, kështu që është vërtet shumë inkurajuese ta dëgjosh këtë. Siç mund ta kuptoja, kjo është në planin tuaj për vitin 2023. Ka shumë gjëra për të menduar kur të prezantoni këtë lloj vaksine. Ka shumë përvojë nga shumë vende të ndryshme në rajon dhe më gjerë, dhe është gjithashtu shumë e rëndësishme që të kuptohet nga shoqëria se pse është futur kjo vaksinë, sepse në disa vende ka qenë mjaft e diskutueshme për sa i përket futjes së një vaksine të tillë. Vaksina për vajzat dhe djemtë e rinj në shkolla. Pra duhet të ketë një bashkëpunim shumë të ngushtë me shkollat… Ka nevojë për planifikim vërtet të kujdesshëm. Ka nevojë për shumë përgatitje nga mësuesit, nga mjekët, në mënyrë që familjet të kuptojnë pse kjo është e rëndësishme, e mos të përmendim shpjegimin që ju duhet bërë fëmijëve, sepse kur flasim për fëmijët, vaksinimi mund të fillojë që nga mosha 9-vjeçare. Duhet shpjeguar se pse kjo gjë është parë si e nevojshme”, u shpreh ajo.

Kryetarja e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku u shpreh se pandemia COVID-19 dhe zgjedhjet parlamentare që u përballë vendi në këto dy vite kanë ndikuar që agjenda e këtij Këshilli të mbes mbrapa.

Kollçaku tha se nga kjo tryezë diskutimi që zhvilluan sot rekomandimi kryesor duhet të jetë sigurimi i vaksinës HPV për parandalimin e kancerit në qafë të mitrës.

“Fokus tema është kanceri i qafës të mitrës dhe fokus tema është që ai mund të parandalohet për dallim nga shumë forma tjera të kancerit që vetëm mund të diagnostikohen do të thotë që ky është edhe prej atij që mund të parandalohen me aplikim të vaksinës HPV, prandaj si rekomandim kryesor nga kjo tryezë pres që ne të gjithë ta argumentojmë fuqishëm pse do të duhen të ndahen fonde si shtet dhe pse duhet gjetur mënyra për mbështetje nga donatorët….megjithatë të flasim për rëndësinë e një vaksine që megjithatë shpëton jetë“, theksoi ajo

Mësoni se cili organ sinjalizon për një atak kardiak
Rrjeti i barnatoreve “Riga Pharm”, hap pikën e saj më të re në magjistralen Gjilan – Ferizaj, tek kyçja e autostradës “Arbën Xhaferi”
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm
80 vajza nën moshën 18-vjeçare u bënë nëna gjatë vitit 2021 në Kosovë
Studimi, vaksina Pfizer shumë efektive në parandalimin e shtrimit në spital
Artikulli i mëparshëm Mjaltë dhe qumësht për mëngjes, të mirat
Artikulli tjetër Janë mbi 34 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
<audio controls autoplay="autoplay"><source src="http://radio.1dhe1.com:9400/;stream.mp3" type="audio/mp3">Your browser does not support the audio element.</audio>
</script>
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.