Apel i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë e sheh si një rezultat premtues numrin më të vogël të rasteve që kanë rezultuar sot pozitive (6 raste pozitive nga 294 mostra të analizuara) për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe e sheh këtë si një tregues se situata rreth pandemisë Covid-19 është nën kontroll në Kosovë, pavarësiisht lehtësimit të masave.
Por, përkundër kësaj, MSh u bën thirrje qytetarëvë të Kosovës që të vazhdojmë me disiplinë të lartë në zbatimin e masavë të ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimeve të IKSHPK, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.
Gjithashtu, MSh u bën thirrje qytetarëvë që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse si bartja e maskave, ruajtja e distancës sociale e fizike dhe mirëmbajtjen e higjienës individuale e kolektive.
MSh, rikujton se kujdesi në ushtrimin e veprimtarive të hapura duke iu përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së është jetik në parandalimin e shtimit të rasteve me Covid-19 që do të ishte një barrë e madhe në këtë kohë edhe për personelin dhe infrastrukturën shëndetësore si dhe kthim prapa në progresin e shënuar.
Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëvë që të mos shpërfillin masat e marra dhe të vazhdojmë së bashku me kujdes të shtuar dhe vetdisiplinë për të ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit, shëndetin e qytetarëve tanë!