Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe komunat e Kosovës janë dhënë 2 mijë e 97 vaksina kundër COVID-19, ndërsa totali i vaksinave në nivel vendi dje ka arritur në 55 mijë e 237.
“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin”.
“MSH u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”.
“Regjistrimi bëhet në platformën
ekosova, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për t’u regjistruar për vaksinim”, bëjnë të ditur nga MSH.