Ministria e Shëndetësisë po u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen e të mbrojnë veten e më të dashurit në këtë sezon festash.
Po ashtu, MSH rikujton se vetëm qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas.
Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID.
Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen.