Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, farmacistja dhe pronarja e “Riga Pharm”, Mr. Ph. Arta Zeqiri, ka përçuar një mesazh mbështetjeje dhe solidariteti për të gjitha gratë që po përballen me këtë sëmundje.
Që nga themelimi i “Riga Pharm” në vitin 2013, Arta Zeqiri është shquar për përkushtim profesional, kujdes njerëzor dhe angazhim të pandërprerë në ofrimin e shërbimeve cilësore farmaceutike për qytetarët.
Në mesazhin e saj, Zeqiri thekson rëndësinë e kontrollit të rregullt shëndetësor dhe kujdesit ndaj vetes, duke u bërë thirrje të gjitha grave të mos ndihen të vetme në këtë rrugëtim.
“Për të gjitha gratë që po luftojnë:
Ju jeni frymëzim.
Ju jeni forcë.
Ju jeni arsyeja pse ne, çdo ditë, kujdesemi me zemër.
Mos harroni, nuk jeni vetëm,” – është mesazhi i saj prekës.
Ajo shton se gjatë këtij muaji, si edhe çdo ditë tjetër, stafi profesional dhe i përkushtuar i Riga Pharm qëndron pranë qytetarëve me këshilla, kujdes dhe mbështetje njerëzore, duke theksuar se kujdesi për shëndetin është investimi më i vlefshëm për jetën.
Ky mesazh i Arta Zeqirit vjen si një thirrje për vetëdijesim, solidaritet dhe dashuri ndaj jetës, në një muaj që simbolizon forcën, guximin dhe shpresën e çdo gruaje.