Afrim Muçiqi foli për një dasmë ku këndoi gjatë verës dhe ishte i pranishëm edhe ministri Arben Vitia.
Muçiqi thotë se nuk ka problem për të, pasi që ai nuk ishte në orar të punës.
Muçiqi, gjithsesi kritikoi Vitinë për aspekte tjera dhe po ashtu pati kritika për kryeministrin Albin Kurti.
“Vetë prezenca e ministrit është normale pasi edhe ai është njeri. Njerëzit nuk duhet të reagojnë. Ka kërcyer, shumë madje, tërë natën. Ka pasur një të afërm. Është normale bre. Nuk shoh asgjë të keqe. Po të kishte shkuar ministri në orar të punës atje do e kisha kritikuar”, u shpreh ai për emisionin Natë Vere.
“Nuk jam i thirrur të bëjë kritika tek e fundit pasi e ka jetën e tij e unë timen. E kritikoj për vendime tjera normalisht. Që la kufijtë hapur, por vuri orën policore. Normalisht më pengoi edhe deklarata e kryeministrit i cili tha se nuk ka para të na mbajë andaj po i lë lëvizjen e lirë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Për mua është shqetësuese”, tha ai.