Nga ky planifikimi largohen rruga për Kurexhaj, dhe vazhdim i Rrugës Karadaku në Zhegër me dalje në fshatin Nasalë.
Siç duket temperaturat e larta po e bëjnë të vehten!
Komuna e Gjilanit ka të aprovuar një buxhet dhe ai buxhet duhet të ju shërbej qytetarëve pa marrën parasysh përkatësinë kombetare apo fetare apo edhe përkatësin gjinore, mirë por tash është bërë trend të thuhet orientimin politik,sigurisht edhe buxheti duhet të vrapoj pas votës e jo pas qytetarit.
Ne jemi dëshmitarë të asaj se si po shkojnë investimet në komunën e Gjilanit, është aprovuar një buxhet investiv për këtë zonën tonë rajonin tonë (Karadak), për fshatrat Zhegër , Isufaj, Shurdhan, Sefer, në një vlerë prej 230,000.00€, për të cilin projekt kanë qenë shumë të interesuar por edhe të gëzuar qytetarët e kësaj ane, duke shprehur mirënjohje të thella për udhëheqësin e komunës, bile nga gëzimi disa qytetarë nuk u përmbaheshin nga lotët dhe nga gëzimi.
Çfarë po ndodh! Nuk din askush!
Tenderi është shpallur për rrugën që të dërgon në fshatin Sefer, e mirëpritun edhe nga banorët e kësaj personalisht edhe unë, por këtu ka gjëra kontestuese nga komuna apo individ të caktuar nga nderhyrjet në shpalljën publike është bërë tenderimi i rrugës fare pa u konsulltuar as nga kryesia e këshillave të fshatrave e as banorët, vlerësoj me keqardhje se nuk ka pasur një konsultim të mirëfilltë për arsye se rruga për fsh.Sefer duke filluar nga fsh.Isufaj, fsh.Pidiq pjesa ka vrella, për arsye se ne kete pjes nderlidhen edhe shumë fshatra të tjerë me vertet do ishte e shfrutzueshme nga banoret e ketyre lokaliteteve dhe e mirëpritun nga shumica e tyre edhe pse aktualishtë keto fshatra janë boshatisur por me rregullimin e kësaj rruge do ta tërheq vëmendjen e shumë banorëve e më shumë përshtypje për të investuar në sektore ndryshme.
Qeverisja aktuale e komunës në ketë rast ka vepruar sipas deshirës dhe teke të saj. Pajtohem, po nëse aty jeton vetëm një banorë nuk jemi kundër atij banori edhe ai duhet të ketë rrugë dhe kushte për jetesë pa asnjë të keqe, por ku është projekti i aprovuar për fshtrat e kësaj ane kush po i jep prioritet për ne , cila është arsyshmëria ekonomike atij projekti, kush po e bënë analizen kost-benefit në komunë të ketyre projekteve. A po del që buxheti po vrapon pas votës?
A po del që loti që tradhtoj qytetarin po ka veprime retroactive tani komuna dhe kryetari po tradhton qytetarin? Spo du me besu, po realitei është ky sduhet me u pajtu! Po duhet me reagu dhe asnjeherë nuk do të heshti pa marrë parasysh kush është në pushtet apo si do të pritet nga i pari i komunës.
Këtë do ta kërkoj deri ne realizimin e projektit të aprovuar dhe nuk do të heshti në asnjë moment për keqpërdoruesit e investimeve, sepse këto para askush nuk i jep nga gjepi i vehtë por kjo është mundi dhe djersa e qytetarit.
Muhadin Haziri
Këshilltar Komunal nga LDK