Kompania “Eco-Higjiena”, ka paralajmëruar se do të ngritet çmimi i shërbimeve për mbeturina, duke mos rrespektuar vendimin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e cila kishte marrë vendim për mos ngritjen e çmimeve dhe tarfia të jetë ashtu siç ka qenë shkruan Radio Star.
Me veprim të njëanshëm duke mos rrespektuar asnjë vendim të Komunës së Gjilanit, kompania në fjalë, prap ka paralajmëruar se do të rritet tarifa me arsyetimet për shkak të vendimit të Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e tarifës për deponinë, pastaj shkaku i rritjes së pagave të punëtorëve, riparimeve dhe rritjeve të kostove për materialet harxhuese.
Pas kësaj ka reaguar, këshilltari komunal, Muhadin Haziri, i cili ka thënë se ekzekutivi i komunës së Gjilanit, janë vënë në gjumë të thëllë dhe nuk po i shohin veprimet e kompanisë “Eco-Higjiena”, e cila nuk po e respekton asnjë vendim të saj.
Shkrimi i plotë:
Ekzekutivi i Komunës Gjilanit duket se janë vënë në gjumë të thëllë.
Menaxhmenti në Eco-higjiena paralajmëron shtrenjtimin e faturës së mbeturinave
Ngritja e çmimeve të sherbimëve për Mbeturina e padrejtë me veprime të njëanshme këtu do të dëmtohet më së shumti qytetari i Komunës së Gjilanit, Amëvisrit e bizneset
Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri nga, partneri privat në ndermarrjen Eco-higjiena sh.p.k, konsideroj i pa drejtë dhe krejtsisht me veprime të njëanshme
Efekti tjetër i rritjes së vlerës së faturës është bëre edhe në vitin e kaluar
Eko Higjiena ka marrë vendime të njëanëshme për rritjen e çmimitme këtë veprim
menaxhmeti në Eco-higjiena është treguar i papërgjegjshm bën ngritjën e cmimit sipas tekev të saj
Dihet ne baze te ligjit se si rritet qmimi i mbeturinave dhe se si duhet te arsyetohet , arsyetim nuk ka nuk rritet qmimi i mbeturinave se po dua dikend te marre ne pune. Kompetent per shqyrtim te tarifave eshte komuna e jo teket ondividuale te partnerit privat.
Në Gjilan ska pas domaqin shpie asniher, Gjilani vatër e jabangjive Me respekt: M.Haziri/radiostar/