Muhadin Haziri, Kryetar i Keshillit te Fshatit dhe njokohësisht Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Zhegër, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se është nominuar si kandidat për Asamblenë Komunale në Gjilan.
Ja postimi i tij i plotë:
Të nderuar, Familjar, bashkëvendas,miq, shok
Nëndega e LDK-së në Zhegër më ka nominuar kandidat për Asamble Komunale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit me qëllim të fuqizimit të qeverisjes lokale
Do të jetë një proces gjithëpërfshirës, pozitiv për LDK-në dhe për qytetarët tanë, siç e shihni po sjellim risi në kandidatura për interesat e qytetarëve, Do mundohem që së bashku me ju të jemi zëri i qytetareve të Zhegrës e Karadakut, Çdoherë do të jem zëri juaj me nder e përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do të ju përfaqësoj me dinjitet
Unë do të mundona që nga ju një krahasim pozitiv do të më jep vullnet që të angazhohem real dhe i qëndrueshëm, Për banorët e këtij fshati në mënyrë që të përmirësohet përditshmëria e tyre e te merrem me kërkesat e këtijë lokalitet
Ju falenderoj perzemersisht Ju uroj te gjitheve lumturi ne jeten tuaj
Me respekt: Muhadin Hazir