Gjendja në Zhegër dhe rajonin e Karadakut
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, në zonën e Zhegrës dhe rajonin e Karadakut, në disa lokalitete është konstatuar dalja e ujit nga shtrati i lumenjve, si dhe janë shënuar dëmtime në disa ura të improvizuara.
Gjendja më e rënduar paraqitet në fshatin Bixhat, ku ura e improvizuar është dëmtuar si pasojë e nivelit të lartë të ujit. Kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e disa banorëve, veçanërisht atyre që merren me blegtori dhe që shfrytëzojnë këtë rrugë për qarkullim drejt dhe nga fshati Verqevic.
Kërkohet ndërhyrje dhe sanim i urës së dëmtuar, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së sigurt dhe të vazhdueshme për banorët e zonës
Me respekt: M.Haziri
27.01.2025

