Prokuroria dhe Gjykata në Gjilan përbëjnë një zinxhir përgjegjësie në këtë rast. Ka informacione që organet e drejtësisë kanë qenë në dijeni për rrezikun, dhe megjithatë, personi në fjalë është liruar nga arresti para një viti. Kjo ngrit pyetje serioze për mënyrën si po funksionon sistemi ynë i drejtësisë dhe për pasojat tragjike të vendimeve të gabuara.
Është e dhimbshme të shohim se si institucione që duhet të na mbrojnë, shpeshherë bëhen bashkëpjesëmarrëse në fatkeqësi të tilla – qoftë përmes neglizhencës, qoftë përmes papërgjegjshmërisë.
Ngushëllime të sinqerta familjeve Hasani . Urojmë që kjo të jetë tragjedia e fundit që godet qytetin tonë dhe që drejtësia të vihet në vend – pa vonesa, pa justifikime dhe pa heshtje!