Muhadin Haziri ka fituar sërish besimin e qytetarëve të Gjilanit, duke u rikonfirmuar për një mandat të ri në Kuvendin Komunal. Ai ka marrë gjithsej 605 vota, duke u renditur si kandidati më i votuar në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këto zgjedhje lokale.
Ky rezultat është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme që qytetarët i kanë dhënë Hazirit për punën dhe përkushtimin e tij në shërbim të komunitetit lokal. Ai do të vazhdojë të përfaqësojë interesat e qytetarëve në Kuvendin Komunal të Gjilanit edhe gjatë mandatit të ardhshëm./Radio Star/