Nipi i heroit Agim Ramadani, Muhamet Ajrullahu në nder të Brigadës 138 të ZO të Dukagjinit, ka dhuruar 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruajtur se Ajrullahu ka zgjedhur pikërisht ditët e Epopesë.
Pikërisht në ditët e Epopesë së UÇK-së, ditë kujtimi e reflektimi, Fondit të Sigurisë, do t’i shtohen 138 mijë euro, në nder të Brigadës 138 të ZO të Dukagjinit, donacion nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit Agim Ramadani.
Ky është shembull për t’u ndjekur nga të gjithë.
Të dashur bashkëkombas, kudo që jetoni, në Kosovë dhe diasporë, vazhdoni kontributin tuaj për Fondin e Sigurisë, sepse kjo është mënyra me e mirë e më fisnike sot, për ta ndihmuar Atdheun dhe siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij.