Opinon: Muhamet Jakupi
Vendosja e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në biblotekën e qytetit në Gjilan, nuk ishte mirëpritur nga punëtorët e saj duke thënë se kemi nevojë për më tepër hapsira të shfrytëzueshme brenda bibliotekës, sepse është shtuar numri i lexuesve dhe nuk ka hapsirë të mjaftueshme për vendosjen e një drejtorie, pas kësaj kishin reaguar edhe partit politike në Gjilan.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Muhamet Jakupi përmes një statusi në facebook, ka thënë se bibloteka e qytetit nuk është vend ku organizohen takime dhe vend ku krijohen politika.
Postimi i plotë:
Është shumë e gërrditshme vendosja e Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport në objektin e bibliotekës së qytetit!
Me gjithë respektin, biblioteka duhet të mbetet vend ku lexohet dhe
JO vend ku organizohen takime dhe
JO vend ku krijohen politika.
Reflektoni ose pritni protesta