Muharrem Jashari, së fundmi është përforcimi më i ri i skuadrës gjilanase Fc Drita shkruan Radio Star.
Së shpejti skuadra e Fc Dritës, pritet së shpejti të bëjë zyrtarizimin e mesfushorit mitrovicas Muharrem Jashari, i cili në sezonin e fundit ishte lojtarë i Trepçës’89, e cila tani do të garojë në Ligën e parë.
Radio Star, ka siguruar disa fotografi, ku shihet se mesfushori Muharrem Jashari, sot ka filluar stërvitjet me skuadrën e Fc Dritës.
Muharrem Jashari do të jetë një ndihmë shtesë për ndeshjet në Evropë për skuadrën e FC Dritës./RadioStar/