By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Muharrem Jashari ishte afër transferimit te klubi holandez
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sports

Muharrem Jashari ishte afër transferimit te klubi holandez

Përditësimi i fundit: September 6, 2022 8:31 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Mesfushori 24-vjeçar Muharrem Jashari ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në dy sezonet e fundit në Superligën e Kosovës.

- Advertisement -

Jashari shkëlqimin e tij e nisi te Trepça ’89 duke bërë paraqitje fantastike ku zgjoi interesim të shumë skuadrave nga Kosova dhe jashtë saj, por shërbimet e tij arriti t’i marrë Drita duke i paguar skuadrës mitrovicase më shumë se 80 mijë euro dëmshpërblim.

Ish-mesfushori i Trepçës ’89 ka qenë fantastik në garat evropiane në sezonin e kaluar dhe në këtë sezon duke bërë që të zgjoj interesim nga skuadra të njohura evropiane.

Skuadra e Dritës ia pa hajrin garave evropiane duke e shitur sulmuesin anësor Arbnor Muja te skuadra e Antëerpit për rreth 400 mijë euro dhe duke mbajtur një përqindje në shitjen e tij.

Përveç Mujës, interesim nga skuadrat e njohura evropiane ka pasur edhe për mesfushorin Muharrem Jashari.

Enigma mëson ekskluzivisht se Muharrem Jashari ishte afër transferimit te klubi I njohur holandez, Vitesse.

Vitesse dhe Drita ishin afër marrëveshjes që Muharrem Jashari t’i bashkohej skuadrës holandeze para përfundimit të afatit kalimtar, por pengesë u bë lëndimi që e mori lojtari në xhiron e parë ndaj Trepçës ’89 në Superligë.

Jashari ishte në rrezik që të qëndronte jashtë fushës për disa muajve, por pas ekzaminimeve shtesë doli që 24-vjeçari do të jetë jashtë fushave për 3 – javë.

Enigma mëson po ashtu që Jashari përveç që ishte afër marrëveshjes për transferimin në kampionatin holandez te skuadra e Vitesses, do të ftohej edhe nga Kombëtarja e Kosovës A në ndeshjet e shtatorit ndaj Qipros dhe Irlandës së Veriut.

Pjesmarrja në garat evropiane po e dëshmon që do të jetë trampolinë për futbollistët nga Kosova që t’i synojnë majat në futbollin evropian.

FC Drita pëson humbje nga Ferizaji
Vetëm një ofertues për të blerë SC Gjilanin
Drita sot prezanton trajnerin e ri Zekirija Ramadanin!
Ballkani publikon formacionin kundër Dritës
Reagon presidenti i Dritës, Flamur Bunjaku: Gjëra edhe më të mira na presin
Artikulli i mëparshëm Motrat mësimdhënëse nga Gjilani nuk e përfillin grevën, i hapin dyert e shkollës për nxënësit e tyre
Artikulli tjetër Kryetari i sindikatës: Policët janë demotivuar nga mungesa e kushteve

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.