Trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti e ka komentuar derbin Gjilani – Drita, që u mbyll me fitoren e bardhëekaltërve 1-0.
Sahiti tha që zhagitjet e shumta të lojën në minutat e fundit nuk iu lanë shije të hijshme tifozëve.
“Pashë shumë zhagitje. Ekipi që ishte në avantazh sa herë iu jepej mundësia u rrëzonin dhe fitonin kohë. Nuk po e fajësojë trajnerin (Ardian Nuhiun), pasi lojtarët e bëjnë vetë këtë nga ritmi i lartë dhe nga lodhja”.
“Pasi që kemi klubi që paguajnë mirë lojtarët si Drita, Feronikeli, Gjilani e të tjera, atëherë duhet të marrim mësim pak nga kampionatet përreth”.
“Edhe gjyqtarët nuk duhet ta lejojnë këtë gjë. E pamë një lojtar të Dritës si u rrëzua në kohën shtesë, por kur gjyqtari e vazhdoi ndeshjen, ai menjëherë u ngrit në këmbë”, ka thënë Sahiti në ‘Koha Shtesë’ të SS.
Futbollistët e Dritës e kanë zhagitur lojën në 20 minutat e fundit, duke lejuar që të luhet shumë pak futboll aktiv.
/Gazeta Sheshi/