Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, të mërkurën ka publikuar një grafikë me të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës lidhur me numrin e të punësuarve dhe shkallën e papunësisë, ku është bërë një krahasim mes tremujorit të tretë nga viti 2016 deri më 2021.
Në llogarinë e tij në Facebook, Muja ka shkruar se numri i të punësuarve nën qeverisjen e Albin Kurtit ka arritur në 414 mijë e 705, ndërsa shkalla e papunësisë është ulur për 17.7 për qind.
Po ashtu, sipas tij, gjatë vitit të kaluar janë raportuar rreth 32 mijë vende pune krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
“Indikatorët kryesorë të tregut të punës: numri i të punësuarve gjatë tremujorit të tretë 2021 ka arritur në 414,705, ndërsa shkalla e papunësisë është ulur në 17.7% (ASK, 2022)”, ka shkruar deputeti Muja.