Dje u raportua se një banor i Sankocit të Drenasit ka ndrruar fenë dhe emrin e tij. Ragipi nga mysliman u bë katolik duke marrë emrin e ri, Arbër.
Gazetari Berat Buzhala ka ironizuar me këtë veprim të ndodhur në kishën e Llapushnikut.
“Krejt cka i mora lakmi drenicakut qe ish bo katolik ke emni. E kish pase Ragip e kish pas bo Arber. Ia ka vlejte. Perndryshe respekt per krejt ragipat. Nuk eshte emen qaq i keq, ama nuk krahasohet me Arber”, ka shkruar Buzhala në profilin e tij në Facebook.
E i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i hoxhës nga Drenasi, Mulla Osman Musliu.
“Berat i paske marr lakmi atj Spanjollit nga Drenica qe e ka marr emnin e mire jo qe eshte “konvertua🤌”,eja ne Drenas ne xhaminë tem banu musliman n’ditë xhumasë emni po ta la ndaq Fetulla…,ndaq Erdogan…😆haha!”, ka shkruar Hoxha, po ashtu në profilin e tij në Facebook.