Shkruan deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje: Alban Hyseni
Me “fokus kryesor” pandeminë, qeveria Koti po vazhdon të mashtroj qytetarin e të rikthej mendësinë e logjikën e ndëshkuar qeverisëse.
Projektet infrastrukturore, si vizualitet paraelektoral në Gjilan janë dëshmia që edhe niveli lokal nuk e ka prioritet menaxhimin e pandemisë.
Para disa ditësh kam vizituar spitalin e Gjilanit. Pa zhurmë, pa fotografi, pa statuse e rrjete sociale. Angazhimi jonë si përfaqësues, angazhimi i qeverisë si ekzekutiv si dhe ndihma qytetare si obligim për të gjithë nuk është çështje volitive, por detyrim e obligim i vetkuptueshëm.
Është koha e momenti i fundit, që institucionet e nivelit qëndror e lokal të bëhen bashkë dhë të veprohet para se të bëhet vonë.