Pasi përfundoi kontratën me SC Gjilanin, për Egzon Bejtullain filloi interesimi nga tri skuadra për ta pas atë në skuadër shkruan Radio Star.
FC Drita, Ballkani dhe Partizani, kishin shprehur interesimet e tyre për ta pasur në radhët e veta mbrojtësin Bejtullai, por që ai ka zgjedhur një skuadër.
Betejën për të e ka fituar skuadra gjilanase FC Drita, Radio Star merr vesh se tani më ka nënshkruar me lojtarin dhe pritet vetëm zyrtarizimi, e cila është çështje kohe.
FC Drita tani gjindet në Antalia për fazën përgaditore dhe dje fitoi me rezultat të thellë 6 me 1, kundër skuadrës hungareze, Egzon Bejtullai, pritet ti bashkohet skuadrës për tu përgaditur për sezonin e ri pranveror./radiostar/