Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi vazhdon të lansojë “thumba” për skuadrën e Dritës.
Duke analizuar kampionatin kosovar, Munishi që së fundmi u bë trajner i Gjilanit, ka hedhur dyshime në lidhje me mënyrën se Drita u shpall kampione edicionin e kaluar, shkruan Demokracia.com.
“Edhe zogjtë në pemë e dinë se si Drita është bërë kampione, krejt e dini. Edhe gjithmonë kam me fol, nuk ka kush më ndal t’i them këtë. Krejt e dimë pse u ndalë kampionati”, ka thënë Munishi në “ATV”.
“Këta i kanë kryer të gjitha ligjet e matematikës, gjeometri e të gjitha. Nuk shkon aty me u mbrojtë me dhjetë futbollistë, me u fut në vrimë të miut”, tregoi ai.
“Prishtina sa herë është zgjuar në mëngjes sivjet i ka mposhtur. Mendoj se me formën aktuale, Prishtina e meriton të jetë kampione”, shtoi Ismet Munishi.