7 mijë 786 të rinj janë punësuar përmes platformës “Superpuna” të lanësuar nga Qeveria e Kosovës, 8 muaj më parë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Sipas tij, nga numri i të punësuarve 3 mijë e 914 janë vajza dhe 3 mijë 872 djem
Murati përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se 5 mijë e 832 biznese deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.