Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë mbajtur konferencë për media, shkruan Indeksonline.
Murati tha se Ministria e Financave ka vendosur që të mbulojë shpenzimet fikse të qirave dhe pagat e punëtoreve të atyre sektorëve që ndikohen pas masave të reja kundër Covid-19.
“Nuk është vendim për të shpenzu mjete shtesë, por marrë parasysh situatën ekonomike, ne jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë vendimeve të Qeverisë sepse jetët e njerzëve janë të rëndësishme.
Kemi bërë të pamundurën që shëndeti ekonomik të mos dëmtohet. Masat për të mbështetur bizneset që preken nga vendimi.
Kemi taku përfaqësuesit e këtyre sektorëve, mbështetja nuk do mungojë. Masat konkrete do vijnë ditëve në vijim.
Sa i përket masave që do të merren, pra bizneset që preken në shërbimin e operimit, ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve i kemi siguruar mbështetje këtyre sektorëve, do të mbështeten qiratë fikse dhe pagat e punëtorëve dhe se shumë shpjet do të dalim me masa konkrete, shumë shpejtë do të dalim në takim me këta sektorë, andaj për çdo sektor do të bëhet dizajnimi specifik”.