By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Murati e lë fajtore opozitën: Po e çon Kuvendin në bllokadë totale
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Murati e lë fajtore opozitën: Po e çon Kuvendin në bllokadë totale

Përditësimi i fundit: April 21, 2025 9:33 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se qëndrimi dhe interpretimi i saj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Sipas Muratit, posti i Kryetarit të Kuvendit i takon partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, dhe këtë e përcakton qartë Kushtetuta si dhe interpretimi i mëhershëm i Gjykatës Kushtetuese.

Ai thekson se të gjithë deputetët kanë për obligim të votojnë kandidatin e propozuar për këtë post, përderisa ai është deputet i zgjedhur.

“Kushtetuta kërkon që në postin e Kryetarit dhe Nënkryetarëve mund të zgjedhen vetëm persona që janë deputetë. Kjo nënkupton që secili deputet është i denjë për këto poste, por diskrecioni për të propozuar i takon partisë fituese për Kryetar, dhe tri partive më të mëdha për Nënkryetarët,” tha Murati.

Ai kritikoi opozitën për refuzimin e votimit të kandidatit të propozuar nga LVV, duke e cilësuar këtë si shkaktar të bllokadës.

“Po të mos e kishim propozuar fare një emër, do të ishte e drejtë të thuhej se po e bllokojmë procesin. Por ne kemi bërë propozimin, ndërsa opozita po refuzon ta votojë, çka e bën të qartë se kush po e bllokon konstituimin,” u shpreh Murati.

Murati paralajmëroi se nëse insistohet që vetëm partia fituese duhet të sigurojë 61 vota për zgjedhjen e Kryetarit, atëherë edhe partitë opozitare duhet të bëjnë të njëjtën gjë për zgjedhjen e Nënkryetarëve, gjë që, sipas tij, është e pamundur dhe do të çonte në një bllokadë tjetër institucionale.

“Nëse partia fituese i ka 61 vota për Kryetarin, partitë opozitare mbesin me 59 ose më pak, dhe nuk do të arrijnë të zgjedhin Nënkryetarët. Kjo logjikë është e gabuar dhe e rrezikshme,” theksoi ai.

Në fund, Murati bëri thirrje për reflektim nga partitë opozitare.

“Ne si parti fituese jemi të gatshëm të ecim përpara. Ftojmë edhe partitë opozitare që të lexojnë saktë rezultatin zgjedhor dhe të respektojnë Kushtetutën, duke zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit,” përfundoi ai.

Sami Kurteshi nuk ndalet, fyen edhe AGK-në
Një 104-vjeçare që mposhti koronavirusin për herë të dytë
Rritet interesimi për pasaporta pak para liberalizimit të vizave
Asfaltohen 25 rrugica në fshatin Livoç dhe te qarkorja, Hyseni: premtimet tona po marrin formë
Shemsi Syla: Vendosja e ushtrisë serbe në gjendje gatishmërie është sinjal serioz
Artikulli i mëparshëm Tentativa e pestë, Kuvendi: Seanca konstituive vazhdon të mërkurën në orën 10:00
Artikulli tjetër I dyshuari për vrasjen e rreshterit Lika ishte dënuar për dhunim

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.