Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i pyetur në lidhje me mundësinë e një kompromisi nga VV-ja për formimin e qeverisë, tha se fillimisht do të presin përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit dhe më pas do të flitet për formimin e qeverisë.
“Në lidhje me këtë çështje, besoj se vlen ajo që ka thënë kryeministri. Pra, fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit dhe më pas mund të flasim për formimin e qeverisë,” u shpreh Murati.