Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Kosova është përballur me shumë sfida gjatë dy viteve të fundit.
Ai në konferencën e përbashkët me udhëheqësin e Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella, me rastin e përfundimit të vizitës së zyrtarëve të misionit të FMN-së në Kosovë, theksoi se Kosova po hynë në dimër pa e pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike.
“FMN vazhdon ta mbështesë Kosovën në fushën e taksave dhe në politikën fiskale. Gjatë dy viteve të fundit kemi pasur disa sfidave, siç ishin pandemia, lufta në Ukrainë dhe tani kemi edhe një problem, që po hyjmë në një dimër pa pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike. Jemi munduar që të kemi adresim në prioritetet si Qeveri, si në infrastrukturë, shëndetësi e arsim, duke bërë që të shtohet buxheti”, tha ai.