Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar sot një fotografi nga Gjilani, në ditën kur po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Përmes kësaj fotografie, ai ka shprehur pritjet e tij për një rezultat pozitiv në këtë komunë.
Në imazhin e publikuar shihen deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj si dhe kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ministri Murati e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin “Gjilani”, duke lënë të nënkuptohet se pret mbështetje dhe mobilizim nga qytetarët e kësaj komune.
Gjatë ditës së balotazhit, subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre janë angazhuar në terren për të inkurajuar daljen në votim, ndërsa rezultatet priten të përcaktojnë drejtimin politik të komunave që sot vendosin për kryetarët e tyre.










