Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur rreth pakos së re të masave për përballje me inflacionin që janë prezantuar dje nga ai dhe kryeministri, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook, Murati thotë se kjo pako kap vlerën prej 150 milionë eurosh, duke thënë se përkthehet në rreth 2 % të GDP-së.
Sipas tij, qeveria gjermane ka marrë një vendim të ngjashëm në vlerë prej 65 miliardë euro që përkthehet në rreth 1.8 % të GDP-së.
“Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 📊 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake. Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 📊 1.8% të GDP”, shkroi ndër tjerash ai.
Tutje, Murati krahason me Gjermaninë veç e veç mbështetjen për kategoritë e ndryshme që janë bërë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
“Për pensionerët: 🇩🇪 300 euro pagesë e njëhershme, 🇽🇰 3×100 euro (nentor ‘21, prill ‘22, tetor ‘22). Për studentët 🇩🇪 200 euro pagesë e njëhershme, 🇽🇰 2×100 euro (prill ‘22, nëntor ‘22). Për punëtorët e sektori publik: 🇩🇪 300 euro bruto pagesë e njëhershme, 🇽🇰 300 euro për 2022 (100 euro në prill ‘22, plus 50 euro/muaj nga shtatori ‘22). Për punëtorët e sektorit privat:🇩🇪 300 euro bruto pagesë e njëhershme, 🇽🇰 100 euro në prill ‘22, plus 3 muaj subvencionim 50% i rritjes së pagës. Për fëmijët: 🇩🇪 Rritje e shtesave ekzistuese, 🇽🇰 Nisje e pagesës së shtesave për herë të parë”, thuhet ndër tjerash në postim.