Skuadra e Dritës do të luajë të martën me 10 korrik me Malmon me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Adem Jashari’.
Interesimi për të shikuar këtë ndeshje nga afër është tejet i madh dhe jo vetëm nga Gjilani, por nga të gjitha qytetet e Kosovës.
‘Intelektualët’ do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar, ku nga Gjilani do të nisen me 30 autobusa dhe shumë vetura personale. Komuna e Gjilanit ka ndihmuar tifo grupin ‘Intelektualët’ që ky organizim të jetë sa më i mirë.
Zyrtari i Dritës, Gentrit Murseli ka thënë se për këtë sfidë ka interesim të jashtëzakonshëm nga të gjitha vendet.
Vlen të ceket se kjo do të jetë hera e parë që Drita do të luajë ndeshje të garave evropiane në Kosovë.
Drita ka fituar dy ndeshjet e para të rethit preliminar ndaj Santa Colomas dhe Lincoln dhe tani do të luajë ndaj Malmos me 10 dhe 17 korrik në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.