Presidenti Musa Selimi zhvilloi takim me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ku në fokus të diskutimit ishte fuqizimi i sportit universitar në Kosovë.
Gjate ketij takimi, në të cilin mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FSUNK-së, Fidan Hamiti, u diskutua për rëndësinë e sportit në edukimin dhe mirëqenien e studentëve, si dhe për nevojën e zgjerimit të mundësive dhe hapësirave sportive universitare.
Ministri Gashani përgëzoi FSUNK-në për angazhimin dhe konfirmoi mbështetjen institucionale për iniciativa në të mirë të avancimit të edukimit sportiv të rinisë.
Takimi përfundoi me dakordim për hapa konkretë dhe bashkëpunim të intensifikuar në të ardhmen. #sportiuniversitar
Ministria e Sportit dhe Rinisë

