Trajneri kosovar Musa Selimi mendon se skuadra e Dritës ka gjasa për titullin e kampionit në këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, raporton Insporti.com.Selimi thotë se kampionati është i gjatë se Drita mund të konkurrojë seriozisht në luftë për titull.
Klubi i Dritës e ka një organizim shumë të mirë dhe ka gjasa për titull ani pse humbi në ndeshjen e fundit nga Liria, ekip që ka në skuadër lojtarë shumë cilësor. Drita ndoshta nuk ka gjasa sikurse Feronikeli dhe Prishtina, por mund të kthehet në luftë”, ka thënë Musa Selimi në emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.Drita në edicionin e kaluar e fitoi titullin kampion.Drita momentalisht ndodhet e katërta me 22 pikë të grumbulluara.Selimi momentalisht është trajner i lirë. Ai më herët më shumë sukses ka punuar në disa skuadra kosovare. Ndër to edhe Drita.