Disa ditë më parë u përfol për një largim të mbrojtësit, Drilon Musaj, nga Drita, shkruan futbollikosovar.com
Musaj pritej që të largohej nga Kosova drejt Finlandës.
Por në një foto të publikuar së fundmi Musaj është i shoqëruar nga dy bashklojtarë, Liridon Lecin dhe Endrit Krasniqin. Kjo le të kuptoj se Musaj do të qëndrojë te Drita të paktën për ndeshjet e parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.