Analisti Imeri Mushkolaj ka reaguar pas arritjes së aneksit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e mbrëmshëm trilateral në Ohër.
Mushkolaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se krejt zbatimi i këtij aneksi merret vetëm me themelimin e Asociacionit.
Sipas tij, ky është një dështim, dhe këtë dështim e ka quajtur: Albin Kurti.
“Krejt aneksi i zbatimit merret veç me një pikë të marrëveshjes – themelimin e Asociacionit. Dështimi ka emër: Albin Kurti”.
Ndryshe, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.