Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Bujar Dugolli, më 28 shtator të këtij viti, në “Debat Plus”, kishte deklaruar se policëve të Kosovës, do t’u paguhen shtesat e rrezikshmërisë më dy tetor.
Tash është data 19 shtator dhe shtesat ende nuk janë proceduar për policët. Dugolli tha se kur e ka dhënë atë deklaratë informatat që i ka pasur nga Qeveria kanë qenë asisoj.
“Nuk është mirë të lëshohemi në fyerje, për shkak se Enver Dugolli, prej që ka qenë atje, është duke u interesu e angazhu që policia t’i merr shtesat e parapara me ligj. I kam pasur informatat se është përmbyll punët dy grupet punuese, këto i kam thënë. Me dëshirë shumë më herët do isha i lumtur të përmbyllet kjo punë, unë besoj që kjo punë do të përmbyllet, se kuptoj nxitimin ne thonj në fyt. Nuk është momenti tani për këto”, tha ai.
Mushkolaj e kritikoi ashpër Dugollin dhe kolegët e tij deputetë, duke i thënë se marrin nga 2 mijë euro pagë dhe nuk e kryejnë punën si duhet, kurse policët që rrezikohen çdo ditë i kanë lënë me vetëm 500 euro.
“Ju keni motiv, merrni paga marramendëse dhe nuk e kryeni punën tuaj në kuvend, cka me ju thënë juve. Qysh me u motivu polici me 500 euro t’u e kry punën e vet në rrezik e ju me 2000 euro po ju hupë motivi nuk po shkoni në seanca”, tha ai.