Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është deklaruar dje rreth një aksidenti që e kishte shkaktuar gjatë ditës, me ç’rast kishte goditur një fëmijë nëntë vjeçar.
Kjo sipas raportit të policisë, ndërsa vetë ministrja Hajdari ka deklaruar se një fëmijë papritmas ishte përplasur në veturën e saj, gjë që ka nxitur edhe reagime të shumta.
Ndaj deklaratës së ministres Hajdari ka reaguar edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili ka ironizuar përmes një postimi në Facebook.
“Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari”, ka shkruar ai në Facebook.